
Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Joana Qeleshi, ka ngritur shqetësimin për vonesat e mëdha në hetime dhe gjykime, duke theksuar se sistemi gjyqësor në vend nuk funksionon më brenda asnjë afati të arsyeshëm apo ligjor.
E ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania, Qeleshi tha se situata është përkeqësuar ndjeshëm pas reformës në drejtësi, ndërsa proceset që dikur përfundonin brenda një viti në shkallën e parë, tani zgjasin më tepër.
“Kjo padiskutim ka ardhur duke u përkeqësuar, sepse nëse më parë prisje mesatarisht 6 muaj deri në 1 vit për një proces në shkallën e parë dhe maksimumi 2 vjet për Apelin,” – u shpreh Qeleshi.
Sipas saj, problemet vijnë kryesisht nga mungesa e burimeve njerëzore dhe tejngarkesa e sistemit.
“Sistemi është shumë larg kapaciteteve që duhet të ketë. Nuk është vetëm mungesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe e stafit mbështetës, policisë gjyqësore dhe punonjësve që ndihmojnë magjistratët në detyrat e tyre,” – shtoi ajo.
Pjesë nga intervista:
Joana Qeleshi: Problemi kryesor që qyetarët aktualisht kanë është që një hetim dhe një gjykim nuk është brenda afateve, jo standardeve europiane nuk është as brënda standardeve tona ligjore dhe nuk është brenda asnjë afati të llogjikshëm dhe të arsyeshëm.
Gazetarja: Dhe kjo ka ardhur duke u përkeqësuar pas reformës?
Joana Qeleshi: Kjo padiskutim ka ardhur duke u përkeqësuar sepse nëqoftëse ti prisje mesatarisht në shkallë të parë maksimumi një vit të mbaroje një proçes, pra 6 muaj deri 1 vit mbaroi gjykimi në shkallën e parë dhe maksimumi deri dy vjet kishe mbaruar dhe gjykimin në Apel.
Gazetarja: Ky ishte një konflikt 30-vjeçar?
Joana Qeleshi: Tani unë nuk e di që nga 1992-shi se nuk e njoh me detaje dhe nuk di të flas. Nuk e di çfarë lloj proçesesh, se nuk besoj është vetëm një proçes i vetëm.
Po flas për Gjykatën tani, por nëse fut rigjykimet nëse një çështje kthehet për gjykim e të tjerë, por nuk e kam tek rasti e kam në përgjithësi.
Aktualisht e kemi një problem, kemi hetime që zgjasin përtej afateve dhe kjo vjen për disa arsye.
E para është problemi funksionimit të sistemit.
Pra ne kemi një sistem i cili është tej larg kapaciteteve që duhet të ketë nga pikëpamja e burimeve njerëzore dhe kjo këtu nuk vjen vetëm tek Gjyqtarët dhe Prokurorët, pra vetëm tek Magjistratët, kemi problem që tek numri i punonjësve të policisë, prokurorët, gjyqtarët, stafi gjykatave që ndihmojnë gjyqtarët dhe prokurorët në detyrat e tyre. Pra kemi një mangësi të jashtëzakonshme