Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria sulmon festivalin budist, 24 viktima në Mianmar


Të paktën 24 persona u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën ndërsa protestonin kundër juntës ushtarake të Mianmarit, pasi një parashutist i motorizuar i ushtrisë hodhi dy bomba mbi turmën, tha një zëdhënës i qeverisë në mërgim për BBC Burmese.

Ushtria sulmoi të hënën në mbrëmje, ndërsa rreth 100 persona ishin mbledhur në qytezën Chaung në Mianmarin qendror për një festë kombëtare.

Që nga grushti i shtetit ushtarak në vitin 2021, mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe miliona janë zhvendosur, duke shkaktuar një luftë civile me grupe rezistence të armatosura dhe milici etnike.

Pasi humbi kontrollin mbi më shumë se gjysmën e vendit, ushtria po rikuperon terren përmes një fushate veçanërisht të përgjakshme me sulme ajrore dhe bombardime të rënda.

Sulmi i së hënës është vetëm një nga qindra sulme ajrore të ngjashme që janë kryer këtë vit nga forcat e armatosura të Mianmarit.

Qeveria ushtarake ka përforcuar flotën ajrore muajt e fundit me dronë të rinj të blerë nga Kina, si dhe me ndihmë teknike nga Rusia.