Vendosni fjalën kyçe....

“Vasal, kukull e Ramës” – PD do nisë procedura për shkarkimin e Begajt


PD vendosi sot nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit Begaj të cilin e akuzon për shkelje të Kushtetutës.

Sipas selisë blu, Begaj ka vepruar si noter i PS-së duke shkelur rëndë Kushtetutën me dekretin për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 dhe ato të pjesshme lokale të 9 nëntorit 2025, shkruan Syri.

PD miratoi sot edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar shkeljet dhe manipulimet e rënda në zgjedhjet e 11 majit.

“Ky është një akt për mbrojtjen e demokracisë dhe të Presidencës nga kapja politike që i është bërë nga Edi Rama. Edhe mocionin ndaj atij vasalit të Ramës duhet ta bëjmë. Ai është një figurë kukull. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, sepse për një kukull nuk ia vlen të ndërmarrësh asnjë lloj veprimi. Por ne e ndërmarrim në respekt të institucionit të presidentit, që duhet të jetë një institucion që të mbrojë Kushtetutën.” – tha Berisha.