Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, nisin me një minutë heshtje Komisionet Parlamentare


Mbledhjet e komisioneve parlamentare nisën sot me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dje gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Ulsi Manja e ka konsideruar vrasjen një akt barbar ndërsa ka kërkuar ndëshkim shembullor të autorëve.

“Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve.

Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë.

Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha ai.