Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjykata e Tiranës pezullon për dy ditë seancat


Gjykata e Tiranës ka pezulluar për dy ditë seancat gjyqësore në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra një ditë më parë gjatë një seance gjyqësore.

Të vetmet seanca që do mbahen janë ato me karakter urgjent (masa sigurimi, urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje).

Njoftimi

Për shkak të pjesëmarrjes në homazhet, që do të zhvillohen në nderim të kolegut tonë të paharruar z.Astrit Kalaja, i vrarë ditën e djeshme, në krye të detyrës, gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (dhomat civile dhe penale) nuk do të jenë në gjendje të zhvillojnë gjykimet e planifikuara për datat 7 dhe 8 Tetor 2025, përveç gjykimeve me karakter urgjent (masa sigurimi, urdhëra të menjëhershëm mbrojtjeje…).

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Mbledhja e gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Tiranë, datë 7 Tetor 2025.”