Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja


Policia ka arrestuar tre persona pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, që u qëllua për vdekje nga 30-vjeçari Elvis Shkambi gjatë një seance gjyqësore. Mes të arrestuarve është edhe xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, për të cilin dyshohet se konflikti gjyqësor me viktimën ka qenë shkaku i ngjarjes tragjike.

Në pranga kanë rënë gjithashtu vetë autori dhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, pjesë e administratës së institucionit. 

Ndërkohë, sot mbahet një ceremoni private për gjyqtarin Kalaja, ndërsa nesër janë parashikuar nderimet shtetërore te Pallati i Kongreseve përpara përcjelljes së tij në Shkodër.