Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e pandërprerë në rajonin kodrinor lindor të Indisë, Darjeeling, kanë vrarë të paktën 18 persona, pasi shkatërruan shtëpi, rrugë dhe ura, thanë autoritetet, ndërsa numri i të vdekurve në Nepalin fqinj u rrit në 50.
“Dy ura hekuri janë shembur, disa rrugë janë dëmtuar dhe përmbytur, sipërfaqe të mëdha toke… janë përmbytur,” tha Mamata Banerjee, kryeministrja e shtetit, në një postim në X.
Rrethet e Darjeeling, Kalimpong, Jalpaiguri, Alipurduar, të cilat janë shtëpi e plantacioneve të çajit, ishin ndër ato të prekura, shtoi ajo.
Priten më shumë shira pas reshjeve “jashtëzakonisht të mëdha” të fundjavës në Darjeeling, tha H R Biswas, kreu rajonal i motit në kryeqytetin e shtetit, Kolkata, shkruan Reuters.
Trafiku nw autostrada u ndërpre pasi një pjesë e një ure hekuri mbi Lumin Balason, që lidh qytetin e Siliguri në fusha me qytetin kodrinor të Mirik, u shemb nga shiu i madh, dhe shumë rrugë u fundosën.
Vendi i pushimit kodrinor himalajan i Darjeeling është i famshëm për çajin e tij dhe tërheq turistë me pamje spektakolare të Malit Kanchenjunga, majës së tretë më të lartë në botë. Banerjee u bëri thirrje turistëve të qëndrojnë aty ku janë derisa të evakuohen në mënyrë të sigurt.
Përtej kufirit, në Nepal, numri i vdekjeve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut u rrit në 50, 37 prej tyre në rrëshqitje dheu të veçanta në rrethin lindor të Ilamit që kufizohet me Indinë, tha një zëdhënës i Forcave të Armatosura të Policisë.
