Vendosni fjalën kyçe....

Kokalari për shkollimin e Këlliçit: Harry Fultz duhet të japë shpjegime si vendosi t’i japë vërtetimet nga vitet 1997-2005


Aktivistja Evi Kokalari, ka vijuar sërish sulmet ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçit, përsa i përket çështjes së shkollimit të tij që është ngritur këto ditë në media.

Kokalari nëpërmjet një statusi në Facebook, shkruan se shkolla “Harry Fultz” duhet të japë shpjegime si vendosi t’i japë këto vërtetimet nga vitet 1997-2005, fakt ky me të cilin u justifikua më herët sot Këlliçi.

Nëse Ministria e Arsimit nuk ja njeh diplomën apo provimet e maturës Këlliçit, Harry Fultz të shpjegohet për këtë praktikë.” vijon Kokalari.

Ajo pyet se nëse këto vërtetime kanë qenë legit dhe pa probleme pse u ndaluan në 2005.

Kokalari në fund e kthen edhe njëherë përplasjen me Këlliçin, duke lënë mënjanë garën elektorale, ajo thotë se këtë e bën të tregojë nivelin dhe planet e tij përtej kësaj gare.

Kujtojmë se edhe më herët në një status, Kokalari është shprehur se Këlliçi s’kishte diplomë të shkollës së mesme.

 

Postimi:

Harry Fultz duhet të jap shpjegime si vendosi ti jap këto vërtetimet nga vitet 1997-2005. Në bazë të çfarë kriteresh i dha?

Nëse Ministria e Arsimit nuk ja njeh diplomën apo provimet e maturës Këlliçit, Harry Fultz të shpjegohet për këtë praktikë.

Dhe akoma më e rëndësishme, nëse këto vertetimet ishin legit dhe pa probleme, pse ndaloi ti jap në 2005? Pse i filloi pikërisht në 1997? Është paguar Harry Fultz gjë për këto vërtetime?

Për ata që s’kuptojnë dhe për sharlatanin vetë që pretendon se kjo është vetëm zhurmë për garën, ndoshta Veliaj e bën për garë. Unë e bëj të ekspozojë nivelin tënd se sa i pashkrupullt je, dhe sidomos kur i di planet e tua përtej kësaj gare.

E gjithë kjo nuk ka te bëj je apo jo i diplomuar. Ka te bëj vetëm me kapacitetin tënd për të mashtruar të gjithë ne.

Po okay, tashti do që të besojmë budallallëkun tënd për autobus falas!!