Vendosni fjalën kyçe....

Sherri për pronën në Shkodër dyshohet se çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apelin e Tiranës


Një person i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë.

Autori Elvis Shkambi, tashmë i arrestuar dhe arma e të cilit është sekuestruar, ka patur një konflikt për pronën në gjyq. Ai pretendonte një pronë në zonën e Shkodrës, sipas të cilit ia kishin uzurpuar.

Konflikti për pronën zvarritet gjyqeve prej disa vitesh tashmë, madje autori Gjon Shkambi e kishte denoncuar historinë edhe në një emision investigativ, shkruan Shqiptarja.com.

Sipas pretendimit të tij vite më parë,  ai thoshte se kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.

Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën  e Gjonit.

Gjyqi për pronën mendohet të ketë qenë edhe shkaki i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, përfshirja e të cilëve nuk dihet nëse ka të bëjë me ngjarjen apo janë rastësorë.

Ata ndodhen në spital, jo në rrezik për jetën.