Vendosni fjalën kyçe....

“Shitet dyqani” – Rama ironizon PD-n. S’vonon shumë Bardhi: Përgjigje për Kryeministrin karagjoz të Shqipërisë


Pak pasi kryeministri Rama ironizoi selinë blu me foton e një dyqani që kishte dalë në shitje, ku kishte qenë më herët selia e Degës 1 të PD-së, e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjia e kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi.

Fotos së Ramës, ai iu përgjigj duke nxjerrë foton e një dyqani që jepet me qira në Cërrik që kishte qenë dega e PS-së në qytet.

Shkëmbimi mes dyshes vjen rreth një muaj para zgjedhjeve lokale të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, me presidentin Begaj që dekretoi 9 nëntorin 2025, një datë të diskutueshme duke qenë se kryebashkiaku i Tiranës Veliaj e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra.