Vendosni fjalën kyçe....

Rubio: Hamasi ka rënë dakord në parim për çfarë do të ndodhë pas luftës



Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se po zhvillohen takime lidhur me marrëveshjen mes Hamasit dhe Izraelit, duke shpresuar që çështjet teknike të zgjidhen shpejt, përcjell YNetNews.

Ai theksoi se marrëveshja nuk është fundi i luftës dhe se duhet bërë ende shumë punë, duke shtuar se është e pamundur të krijohet një qeveri pa Hamasin në Rripin e Gazës brenda tri ditësh.

Rubio shprehu shpresën për lirimin e shpejtë të pengjeve dhe konfirmoi se Hamas ka rënë dakord në parim për skenarin pas përfundimit të luftës, duke thënë se së shpejti do të dihet nëse kjo marrëveshje është serioze.