Qendra të dhënash të shkallës gigavat do ndërtohen në hapësirë brenda 10 deri në 20 vitet e ardhshme dhe energjia diellore e vijueshme do të thotë se ato përfundimisht do punojnë më mirë se ato me bazë në Tokë.
Duke folur në Javën Italiane të Teknologjisë në Torino, Bezos e krahasoi rritjen e papritur të inteligjencës artificiale (AI) me shpërthimin e internetit në fillim të viteve 2000, duke kërkuar optimizëm pavarësisht rrezikut të flluskave spekulative.
Koncepti i qendrave të të dhënave në orbitë ka fituar vëmendje mes gjigantëve të teknologjisë pasi qendrat në Tokë kanë rritur kërkesën për energji elektrike dhe ujë për ftohjen e serverëve të tyre, shkruan Reuters.
“Këto vende magazinimi do ishte më mirë të ndërtoheshin në hapësirë, sepse kemi energji diellore atje të pandërprerë. Nuk ka re dhe nuk ka shi, nuk ka mot,” tha Bezos në një bisedë me kreun e Ferrari-t dhe Stellantis-it, John Elkann.
Bezos tha se kalimi në infrastrukturën hapësinore është pjesë e një trendi më të gjerë të përdorimit të hapësirës për të përmirësuar jetën në Tokë.
“Kjo ka ndodhur tashmë me satelitët e motit dhe komunikimit,” tha ai.
“Hapi tjetër janë qendrat e të dhënave, më pas lloje të tjera të prodhimit.”
Ruajtja e qendrave të të dhënave në hapësirë ka sfidat e veta, duke përfshirë vështirësinë e mirëmbajtjes dhe kryerjes së përmirësimeve, si dhe koston e lëshimit të raketave, si dhe rrezikun që lëshimet mund të dështojnë.
