Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa në Ditën Botërore të Mësuesve: Pa mësues të vlerësuar, nuk ka të ardhme



Në Ditën Botërore të Mësuesve, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ndarë një mesazh mirënjohjeje për të gjithë mësuesit në Shqipëri, duke vlerësuar përkushtimin, durimin dhe idealizmin e tyre, pavarësisht vështirësive të shumta me të cilat përballen.

Zhupa ndalet te një sërë problematikash që, sipas saj, rëndojnë mbi mësuesit sot, përfshirë:

  • Gjendjen e dobët financiare dhe pagat që nuk përputhen me përgjegjësinë që mbajnë;

  • Ngarkesën e madhe jashtë orarit, shpesh pa pagesë, si dokumentacioni në SMIP apo përgatitjet administrative;

  • Kushtet e vështira për mësimdhënie, me klasa të mbingarkuara, infrastrukturë të amortizuar dhe mungesë të mjeteve bazë didaktike;

  • Mungesën e trajnimeve cilësore falas nga shteti;

  • Presionin politik dhe ndërhyrjet e padrejta, që sipas saj cënojnë pavarësinë dhe dinjitetin e mësuesit.

“Këto nuk janë thjesht halle të mësuesve, por plagë të sistemit arsimor që ndikojnë në të ardhmen e vendit,” thekson Zhupa në reagimin e saj, duke marrë angazhimin që zëri i mësuesve të dëgjohet më fort në Kuvend.

Ajo përfundon mesazhin e saj duke theksuar se respekti për mësuesin është themel i çdo shoqërie të zhvilluar, dhe se pa mësues të vlerësuar, nuk ka arsim cilësor, e rrjedhimisht as të ardhme për vendin.