Vendosni fjalën kyçe....

50-vjeçari në Kurbin gjendet i pajetë në banesë, dyshohet vetëvrasje



Një ngjarje është regjistruar në fshatin Gjormë, në Kurbin, ku një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, viktima është identifikuar si shtetasi L. K. dhe nga hetimet paraprake dyshohet për vetëvrasje me armë gjahu.

Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.