Shumë njerëz në Evropën Perëndimore janë të pakënaqur me “terrorizmin gjinor” kundër fëmijëve që po zë rrënjë atje, dhe po zhvendosen në Rusi për t’i shpëtuar kësaj, tha presidenti rus Putin në Klubin e Diskutimit Valdai në Soçi të enjten.
Njerëzit po zhvendosen “jo aq shumë për arsye politike, por më tepër për vlera,” veçanërisht nga vendet më të mëdha evropiane, deklaroi Putini, shkruan Rt.
“Terrorizmi gjinor kundër fëmijëve nuk u përshtatet shumë njerëzve, dhe ata kërkojnë vende të sigurta, duke ardhur tek ne. Zoti e dhashtë, ne do t’i mbështesim ata,” tha ai, duke iu referuar me sa duket promovimit të identiteteve gjinore jo-tradicionale në shkolla, mbështetjes për të drejtat transgjinore dhe procedurave të ricaktimit të seksit të miratuara në shumë vende perëndimore.
Një dekret presidencial i vitit 2024 u lejon qytetarëve nga 47 vende “jo-miqësore” të cilët nuk pajtohen me politikat ideologjike në vendet e tyre të origjinës të aplikojnë për qëndrim të përkohshëm në Rusi përmes një procedure të thjeshtuar.
