
Policia në Gjenevë, Zvicër, përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë një protestë masive pro-Palestineze, e cila po kundërshtonte marrjen në kontroll nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të flotiljes së Gazës, përcjell YNetNews.
Dëshmitarët okularë raportuan për agjencinë Reuters, dhe më pas policia lokale konfirmoi këto ngjarje. Marina izraelite mori nën kontroll 40 anije që transportonin mbi 400 aktivistë, të cilët u transferuan në portin e Ashdodit. Një anije ende po lundron në perëndim të bregut të Gazës.