Vendosni fjalën kyçe....

Sot Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë, merr pjesë edhe Rama


Në kryeqytetin danez, Kopenhagen, po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, ku marrin pjesë liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së dhe 22 vendeve të tjera evropiane, mes tyre kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Samiti bashkëkryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Diskutimet kryesore janë përqendruar te mbështetja për Ukrainën, situata e sigurisë dhe stabiliteti i kontinentit, si dhe menaxhimi i kërcënimeve hibride, siguria ekonomike dhe migracioni. 

Ky samit pason takimin e gjashtë të mbajtur më 16 maj në Tiranë, që kishte si temë “Evropa e Re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, dhe vjen vetëm një ditë pas mbledhjes joformale të Këshillit Evropian mbi Ukrainën dhe mbrojtjen evropiane.

Në orën 08:15, pritet të nisë mbërritja e liderëve, në orën 10:00 hapja e seancës plenare, në 11:30 është parashikuar fotoja familjare, më pas do të mbahen tryeza të rrumbullakëta dhe takime dypalëshe. Seanca përmbyllëse do të mbahet në orën 15:00.