
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Shënavlash, afër Durrësit, ku një grua 42-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.
Sipas informacionit paraprak nga Policia e Durrësit, rreth orës 14:00 është marrë njoftimi për një zjarr të rënë në banesë.
Dyshohet se flakët shpërthyen për shkak të një shkëndije elektrike.
Fatkeqësisht, si pasojë e tymit dhe asfiksisë, ka ndërruar jetë shtetasja K. M., 42 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.