Shqipëria ka nisur përgatitjet për një politikë kombëtare mbi menaxhimin e tokës, proces që zhvillohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, kryesoi sot mbledhjen e Komitetit Ndërministror për Reformën e Sistemit të Menaxhimit të Integruar të Tokës, ku morën pjesë ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe disa zëvendësministra.
Në takim u diskutua nevoja për një dokument të unifikuar që do të trajtojë çështje të pronësisë, bujqësisë, zonave të mbrojtura dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas Lamallarit, synimi është që përfundimisht vendi të ketë një dokument “solid dhe gjithëpërfshirës” që do të pranohet edhe nga Brukseli.
Procesi i hartimit të kësaj politike konsiderohet si një detyrim në kuadër të integrimit evropian, por edhe si bazë për orientimin e planeve zhvillimore të ardhshme.
