Vendosni fjalën kyçe....

“Do kërkojmë raportim në Kuvend për krimin e organizuar, cenon sigurinë kombëtare” – Kapri


Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri tha në komisionin parlamentar se do propozojë që në parlament të ketë një raportim për kriminalitetin e krimin e organizuar në vend.

Ai theksoi se krimi cenon sigurinë kombëtare të vendit

“Mendoj se mund të propozojmë që në tre javët e javshme të ketë një raportim për kriminalitetin në Shqipëri. Ministrja e Brendshme duhet të bëjë një raportim për kriminalitetin dhe krimin e organizuar në Shqipëri i cili sjell edhe cënimin e sigurisë kombëtare. Kam një propozim konkret që komisioni i sigurisë të thërrasë edhe guvernatorin e bankës Gent Sejko”, u shpreh ai