Numri i të vdekurve nga një tërmet me magnitudë 6.9 ballë që goditi Filipinet qendrore u rrit në 69 të mërkurën, tha një zyrtar, ndërsa autoritetet nisën punën për të gjetur të mbijetuar pas njërit prej tërmeteve më të forta të vendit në një dekadë.
Tërmeti i cekët goditi të martën vonë në brigjet e ishullit të Cebu-së, duke ndërprerë energjinë elektrike dhe duke dëmtuar ndërtesat. Nuk ishte menjëherë e qartë se sa njerëz ishin të zhdukur, shkruan Reuters.
Agjencia kombëtare e katastrofave tha më parë se numri i të vdekurve mund të jetë deri në 60, me 150 të raportuar të plagosur.
