
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka kritikuar ashpër presidentin Bajram Begaj, duke deklaruar se “më shumë opozitë bën ministrja virtuale Diella sesa Kreu i Shtetit”.
Në një deklaratë publike, Balliu tha se presidenti është katandisur në një “kukull të kryeministrit Edi Rama”, duke shtuar se kjo tregon se vendi “de facto ka mbetur pa President”.
“Kam pasur nderin dhe privilegjin të shërbej në Institucionin e Presidencës gjatë mandatit të Presidentit Nishani. Edhe pse atëherë ishim nën sulme të pandërprera nga qeveria, ndiheshim të frymëzuar dhe krenarë që i shërbenim një institucioni themelor të shtetit shqiptar. Sot, për fat të keq, askush që punon aty nuk mund të ndiejë të njëjtën krenari, sepse Presidenti është katandisur në një figurë qesharake, një kukull të bindur në duart e narko-kryeministrit Rama”, u shpreh Balliu.