Vendosni fjalën kyçe....

Pas daljes në pension si diplomate, ish-ambasadorja Yuri Kim gjen punë te Exxonmobil


Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim a njoftuar se është punësuar si drejtoreshë në gjigantin amerikan Exxonmobil. Në një përditësim të llofgarisë së saj në X ajo shkruan se është bërë pjesë e kompanisë së njohur në fushën e hidrokarbureve.

Kim ka qenë më herët ambasadore e SHBA-së në Shqipëri për disa vite para se të dilte në pension të parakohshëm si punonjëse e Departamenit të Shtetit duke kaluar në sektorin privat. Dalja në pension e saj përkon me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të presidentit Donald Trump dhe fushatën e tij për pastrimin e Departamentit të Shtetit dhe shkatërrimin e Deep State.

Më 17 mars 2025, disa muaj pas largimit nga Shqipëria, diplomates së karrierës Kim iu ofruar një marrëveshje nga Departamenti i Shtetit, “shkarkim me negociim”, raportoi asokohe Hashtag.al.  

Kjo marrëveshje garanton se zyrtari pranon të ikë dhe merr pagë për 6 muajt në vijim, (deri në shtator) ndërsa ndaj zyrtarit pushohen hetimet administrative që mund të jenë duke u kryer.

Kjo marrëveshje nuk përfshin hetimet penale, por vetëm ato administrative, që lidhen me manualin e rregullave dhe detyrimeve të Departamentit të Shtetit.

Në të njëjtën datë është firmosur dhe shkarkimi i Alexander Kasanoff, vartës i Yuri Kim dhe person i besuar i saj. Zoti Kasanoff vizitoi Tiranën në gjysmën e dytë të dhjetorit 2024, kur ai erdhi zyrtarisht për ceremoninë e “5 vjetorit të krijimit të SPAK-ut”.

Shkarkimi i Yuri Kim dhe i Michael Kasanoff është i ngjashëm me  shkarkimet që ju bënë gjykatësve dhe prokurorve në Tiranë, të cilëve ju dha mundësia të largoheshin vullnetarisht me marrëveshje.

Emrat e Yuri Kim dhe Michael Kassanof u asgjësuan nga lista elektronike e Departamentit të Shtetit, ndërsa shkarkimi i saj me kontratë negociuese në fakt ishte përzënie përfundimtare nga sistemi i diplomacisë amerikane.

Kim kishte qenë në hetim të thelluar administrative sa i takon konfliktit të saj të interesit dhe shkeljeve të kryera në raport me problematika që lidhen me shtetin e Iranit dhe Turqinë.

Gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, Kim u bë kumbara e ardhjes në Shqipëri të dy anijeve termocentral Tigri 1 e Tigri 2, që duhet të prodhonin energji në rast nevoje.

Projekti në fjalë dyshohet se shërben si një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, dyshohet se po shërben si burim financimi i një rrjeti kompanish turko-iraniane të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, biznese të lidhura me gardën ushtarake të Iranit dhe kontrabandën e hidrokarbureve.