Përdoruesit e mjeteve nga sot pagesën e taksës vjetore do të paguajnë online përmes e-Albania.
Shërbimi elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe të mjeteve të luksit në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve.
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Procedura do të kryehet, duke zgjedhur në e-Albania shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”. Pagesa do të kryhet në aplikacion bankar të shkarkuar në telefon. Për të shkarkuar pullën e taksës do të klikohet në butonin “Shkarko Pullën e Taksës”. Pulla do të dërgohet te rubrika “Dokumentet e mia” në llogarinë tuaj në portalin e-Albania.
Nga ofrimi i këtij shërbimi kryeminsitri Edi Rama njoftoi se qytetarët do të kursejnë 57,9 mln lekë, 11,501 ditë pune dhe 4,7 mln km rrugë të përshkruara.
Procedura në e-albania për pagesën e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit
Ky shërbim elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të taksave të automjeteve në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve bazuar në Ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”;
– Klikoni butonin “Përdor” për të parë automjetet që dispononi dhe zgjidhni mjetin për të cilin dëshironi të shikoni taksat përkatëse duke klikuar butonin “Zgjidh”;
– Në raste se keni taksa të papaguara, zgjidhni vitin përkatës dhe klikoni butonin “Llogarit” për të parë vlerën e tyre; – Klikoni opsionin “Paguaj” në mënyrë që të vijoni me mënyrën e pagesës përmes kanalit bankar dhe në hapat e ardhshëm zgjidhni bankën nga e cila do të bëni pagesën. (Aktualisht është e ndërlidhur Banka Kombëtare Tregtare);
– Vijoni me ndjekjen e udhëzimeve deri në finalizimin e urdhërpagesës;
– Më pas duhet të vijoni me kryerjen e pagesës në aplikacionin bankar të shkarkuar në telefonin tuaj; Urdhërpagesa është e vlefshme për t’u paguar deri në orën 24:00 të së njëjtës ditë.; – Për të shkarkuar pullën e taksës, klikoni butonin “Shkarko Pullën e Taksës”. Pulla do të dërgohet te rubrika “Dokumentet e mia” në llogarinë tuaj në portalin e-Albania. Kujdes: Vetëm në rastin e pagesës së taksës për vitin aktual do të shkarkohet “Pulla e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”. Shënim: Në rastin kur shërbimi shfaq: “Nuk ka të dhëna!”, arsyet e mos shfaqjes së të dhënave janë:
– Nuk ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit ose biznesit;
– Ekzistojnë raste kur ka automjete të regjistruara në pronësi të qytetarit ose biznesit, por në të dhënat e pronarit nuk është i regjistruar Numri i Identifikimit të tij (NID); – Nuk keni kryer proçedurën e ndërrimit të pronësisë referuar një dokumenti të fitimit të pronësisë. Në këto raste, lutemi që të drejtoheni pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor për plotësimin e të dhënave tuaja në regjistrin elektronik të DPSHTRR-së.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Periudha e vlefshmërisë
1 vjeçare
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor
