Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi-Ballës: S’kemi një rezolutë që dënon gjenocidin serb, është një gënjeshtër e madhe


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kritikoi PS-në në Konferencën e Kryetarëve, duke theksuar mungesën e një rezolute të Kuvendit që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

Bardhi akuzoi Taulant Ballën dhe mazhorancën për gënjeshtër, duke sqaruar se Kosova ka miratuar vetë një rezolutë për këtë çështje dhe se pretendimet se parlamenti shqiptar e ka bërë këtë janë të pasakta. 

“I qëndrova strikt rregullores, por kur dëgjova Taulant Ballën kur e cilësoi lajthitje kërkesën për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, nuk rri dot pa folur.

Po e them Kosova vetë ka miratuar një rezolute pak vite me parë, rezolute që dënon gjenocidin Serb. Është gënjeshtër e madhe kur thuhet që parlamenti i Shqipërisë ka miratuar rezolutë ku dënon gjenocidin.

Gjeje dhe sille këtu. Është një gënjeshtër e madhe. Është Presidentja e Kosovës që na e kërkon këtë rezolutë. Nuk e di pse ju jeni kundër. Çfarë keni?!”, tha Bardhi.