
Seanca e sotme plenare në Kuvend u mbyll mes debateve dhe tensioneve të forta, ku opozita vendosi të braktisë sallën në momentin kur kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbante fjalën e tij.
Pavarësisht largimit të opozitës, mazhoranca vijoi procedurat dhe kaloi e vetme, me shumicë votash, kalendarin dhe programin trejavor të punimeve të Kuvendit për muajin e ardhshëm.
Me këtë vendim, i hapet rruga punimeve në komisionet parlamentare, të cilat do të nisin shqyrtimin e projektligjeve dhe nismave të qeverisë.