Vendosni fjalën kyçe....

OPEC planifikon rritje tjetër të prodhimit të naftës në nëntor


OPEC+ ka të ngjarë të miratojë një rritje tjetër të prodhimit të naftës prej të paktën 137,000 fuçish në ditë në takimin e saj të dielën e ardhshme, pasi rritja e çmimeve të naftës e nxit grupin të përpiqet të rifitojë më tej pjesën e tregut, thanë tre burime të njohura me bisedimet.

OPEC+ ka ndryshuar strategjinë e saj të uljes së prodhimit nga prilli dhe tashmë ka rritur kuotat me më shumë se 2.5 milion fuçi në ditë, që përfaqësojnë rreth 2.4% të kërkesës botërore, për të rritur pjesën e tregut dhe pasi u vu nën presion nga presidenti i SHBA-së Donald Trump për të ulur çmimet e naftës, shkruan Reuters.

Tetë vende të OPEC+ do mbajnë një takim më 5 tetor për të vendosur mbi prodhimin e nëntorit. OPEC+ pompon rreth gjysmën e naftës botërore dhe përfshin Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës plus Rusinë dhe aleatë të tjerë.

Selia e OPEC dhe autoritetet në Arabinë Saudite nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.