Vendosni fjalën kyçe....

OKB rikthen sanksionet ndaj Iranit – Rubio: Diplomacia ende është në tavolinë



Kombet e Bashkuara kanë rikthyer sanksionet ndaj Iranit, nëpërmjet mekanizmit të njohur si “snapback”, pasi Teherani akuzohet për shkelje të kushteve të marrëveshjes bërthamore. Vendimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit refuzoi një kërkesë nga Kina dhe Rusia për të shtyrë vendimin, një ditë më parë, përcjell YNetNews.

Gjermania, Britania dhe Franca u bënë thirrje autoriteteve iraniane që të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë tensionet.

Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se diplomacia mbetet një mundësi. “Ftojmë Republikën Islamike të pranojë bisedime të drejtpërdrejta,” deklaroi Rubio, duke shtuar se “një marrëveshje bërthamore është opsioni më i mirë për popullin iranian dhe për gjithë botën.”