
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) goditën të dielën në mbrëmje kullën 16-katëshe Mecca në lagjen Tal al-Hawa të qytetit të Gazës, duke deklaruar se ndërtesa përdorej nga Hamasi.
Pothuajse në të njëjtën kohë, IDF sulmoi depot e armëve të Hezbollahut në fshatin Kafr al-Jarmaq në jug të Libanit, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në të gjithë veri të Izraelit, përcjell Ynet.
Kulla Mecca, me 65 apartamente, konsiderohet ndërtesa më e lartë në qytetin e Gazës.
Sipas një deklarate të ushtrisë izraelite: “Ndërtesa përmbante infrastrukturë ushtarake të Hamasit, e cila përdorej për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundër trupave të IDF në zonë. Para sulmit u morën masa për të kufizuar dëmet ndaj civilëve, përfshirë paralajmërimet paraprake për popullsinë, përdorimin e municioneve precize, vëzhgimin ajror dhe inteligjencën shtesë.”
Ndërkohë, në jug të Libanit, IDF deklaroi se ka shkatërruar depo armësh të Hezbollahut që “përdorej për të planifikuar dhe kryer sulme terroriste kundër shtetit të Izraelit”.
Ushtria shtoi se “prania e këtyre infrastrukturave terroriste përbën shkelje të marrëveshjeve mes Izraelit dhe Libanit”.