Vendosni fjalën kyçe....

Mister vdekja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohen katër personat e shoqëruar


Majtas Eqerem Braçi, djathtas biznesmeni italian Edoardo Sarchi

Mbetet mister vdekja e biznesmenit italian Edoardo Sarchit. Administratori i fabrikës “Tegola Edilcentro” në Laprakë, u gjet i vdekur buzë rrugës në fshatin Dilan mes fshatrave Salari e Nivicë të Tepelenës. Pas marrjes në pyetje nga OPGJja, prokurori I Prokurorisë së Gjirokastrës dhe oficerët e Krimeve të Rënda të mbërritur nga Tirana, janë lënë të lirë katër personat që u shoqëruan. Bëhet fjalë për Eqerem Braçin, dy djemtë e tij Gazment dhe Daniel Braçi, si edhe Armir Hitoveizi.

Rrethanat e vdekjes së 44-vjeçarit janë ende mister. Katër personast e shoqëruar kanë qenë për gjah me biznesmenin italian por dëshmitë e tyre nuk janë zbardhur ende.

Një hollësi inteteresante lidhur me personat e shoqëruar dhe biznesmenin italian është financierja e fabrikës “Tegola Edilcentro”, Majlinda Taga, e cila është bashkëortake e kompanisë “Salaria Gaz” në fshatin Salari me Gazment Braçin.

Report Tv citon burime të pakonfirmuara se viktima Edoardo Sarchi ka qenë në shtëpinë e Eqerem Braçit mbrëmjen e djeshme e ndodhur në Salari. Nga aty ata kanë vendosur për të dalë për gjah. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej. Fillimisht këta persona kanë thënë se e kanë gjetur italianin Edoardo Sarchi të vdekur në anë të rrugës, e më pas kanë thënë se e kanë gjetur të plagosur dhe u vdiq në duar, ndërsa versioni i tjetër është se ka qenë së bashku për gjah dhe se dikush u kishte prerë rrugës dhe u ka qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë trupi i viktimës ndodhet në Tiranë ku po kryet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes si dhe për të kuptuar nëse plaga në kofshë është shkaktuar nga qitja me armë zjarri apo është shkaktuar nga diçka tjetër.

Ndërkohë për ekspertizë janë dërguar dhe 2 armë gjahu për të kuptuar nëse me këto armë është bërë qitje dhe a kanë lidhje me plagën e konstatuar në trupin e viktimës.