
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim për të gjithë aplikantët për vizë amerikane, duke i paralajmëruar të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit DS-160 me atë të konfirmimit të takimit për intervistë.
Sipas njoftimit, nëse barkodet nuk përputhen deri dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet dhe aplikantët do të duhet të rezervojnë një të ri.
” KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160 për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën. Nëse barkodi juaj nuk përputhet deri në dy ditë para takimit tuaj, takimi juaj do të anulohet dhe do t’ju duhet të rezervoni një të ri për të vazhduar me aplikimin tuaj për vizë. “