Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kur shoh lidershipin aktual të PD-së më rritet respekti për Ramiz Alinë. Politikanë qofshtesh që nuk ikin kur humbin


Presidenti Ilir Meta në një intervistë për Syri TV nuk ka la pa thumbuar lidershipin e Partisë Demokratike.

Presidenti tha se i shtohet respekti për Ramiz Alinë kur sheh lidershipin aktual të PD-së.

Meta përforcoi deklaratën e tij ironike duke thënë se në opozitë ka politikanë qoftesh që kanë marrë dhuratë që nuk ikin edhe kur humbin.

“Nuk dua të bej më asnjë koment për z.Basha. Ju a kam thënë dhe po ju them që nuk kam menduar kurrë që Shqipëria do katandisej në këtë derexhe. Kur shoh lidershipin aktual të PD, mua më rritet respekti për Ramiz Alinë, që kur fitoi pala tjetër iku nga posti dhe i hapi rrugën palës fituese. Nuk kam nostalgji fare për Ramiz Aline sepse unë jam student i Dhjetorit ’90, por si nuk mund të kesh respekt për të kur sheh këta politikanët e qofteve që çdo gjë e kanë marrë dhuratë nga të tjerët dhe që nuk ikin edhe kur humbin.

Sot kemi politikanë që akuzojnë Ilir Metën për tranzicionin. Pse? Sepse kam kërkuar zgjedhje gjithëpërfshirëse? Sepse kërkoj triumfin e votës së lirë?

Vetëm vota e lirë e zgjidh krizën brenda PD dhe çdo krizë tjetër në demokraci”, deklaroi Meta në Syri TV.