
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se, pas 7 tetorit, shumë udhëheqës ndërkombëtarë mbështetën Izraelin, por kjo mbështetje u zhduk sapo Izraeli reagoi për të mbrojtur veten, përcjell YNetNews.
“Pas 7 tetorit, shumë udhëheqës mbështetën Izraelin. Por ajo mbështetje u zhduk kur Izraeli bëri atë që çdo vend me dinjitet do të bënte – ne luftuam kundër sulmeve,” tha Netanyahu.
Ai shtoi me keqardhje se “udhëheqësit herë pas here dorëzohen përballë mediave të njëanshme, votuesve myslimanë dhe turmave antisemitike.”
Kryeministri theksoi gjithashtu: “Tronditëse, kur luftojmë terroristët që vranë qytetarët tuaj, ju luftoni kundër nesh dhe na vendosni sanksione. I them përfaqësuesve të këtyre vendeve: Kjo nuk është një aktakuzë ndaj Izraelit. Kjo është një aktakuzë ndaj jush. Kjo është një aktakuzë ndaj udhëheqësve të dobët.”