
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri thirrje qeverisë libaneze gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që të fillojë negociatat me Izraelin dhe të marrë hapa konkretë për të neutralizuar Hezbollahun, përcjell YNetNews.
“Unë përgëzoj qëllimin e tyre për të çarmatosur Hezbollahun. Na duhen më shumë se fjalë – nëse Libani ndërmerr hapa të vërtetë për neutralizimin e Hezbollahut, jam i bindur se mund të arrijmë paqen,” deklaroi Netanyahu.
Ai shtoi se “jam i sigurt se nëse qeveria libaneze vazhdon me këtë qëllim, paqja do të vijë shpejt. Fitorja ndaj Hezbollahut do të mundësojë paqe me dy shtete në veri. Fitorja jonë ndaj Hamasit do të sjellë paqe me botën arabe dhe zgjerim të Marrëveshjeve të Abrahamit.”
Kryeministri përfundoi duke shprehur besimin se “në vitet e ardhshme, Lindja e Mesme do të duket ndryshe. Shumë nga ata që shpallën luftë Izraelit do të zhduken, dhe paqebërës të guximshëm do të marrin vendin e tyre.”