Vendosni fjalën kyçe....

“Folëm për rolin e Shqipërisë në ruajtjes e paqes dhe sigurisë në botë” – Begaj takon Sekretarin e OKB-së


Presidenti Begaj ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Kreu i Shtetit shkruan se takimi është oërqendrua në rolin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Ishte kënaqësi të takohesha përsëri me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, @antonieguterres, në margjinat e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutimi ynë miqësor u përqendrua në rolin aktiv të Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Shpreha mirënjohje Sekretarit të Përgjithshëm Guterres për udhëheqjen e tij gjatë këtyre kohërave sfiduese për Organizatën dhe për multilateralizmin. – shkruan Begaj në X.