Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë, kulla ngrihen vetëm me firmën e Ramës



Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me denoncimet e kryedemokratit Sali Berisha për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me mafien e drogës në Aruba.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu theksoi se kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) janë dëshmi e qartë që tregojnë se krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë.

“Dosja ‘Rama–Aruba’ është një fakt tjetër ndërkombëtar që tregon lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës dhe mënyrën se si ato pastrojnë miliarda përmes kullave në Tiranë.

Kulla që ngrihen vetëm me firmën e Ramës si kryetar i KKT janë dëshmia më e qartë se krimi i organizuar është bërë ortak me qeverinë. Shqipëria nuk mund të jetë më strehë e pastrimit të parave të karteleve!”, shkruan Balliu.