Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 34-vjeçari, plagosen dy të tjerë


Foto ilustruese

Një 34-vjeçar ka humbur jetën në një aksident në rrugën Poliçan-Berat.

Përplasja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Vodicës ku Endri Vrushaj ka dalë nga rruga me mjetin që drejtonte duke gjetur vdekjen.

Të plagosur kanë mbetur dy bashkëudhëtarët Alban Elezi dhe Gisi Shehu, 36 vjeç dhe 37 vjeç. Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Njoftimi

“Rreth orës 18:00, në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, shtetasi E. B., 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit A. E., 36 vjeç, dhe K. G., 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital.