Vendosni fjalën kyçe....

Piranjat/ Kush është personazhi i njohur në videon e shumëpërfolur? Dalin pamjet


Ditet e fundit është përfolur shumë në media për një darkë disi diskrete mes vëllait të kryeministrit Edi Rama dhe një deputeti të opozitës.

Por ajo që bëri më shumë bujë, duke bërë që lajmi dhe videoja të bëheshin virale, ishte pretendimi se në këtë darkë kishte elementë të botës së krimit, si Ervis Doçi ose siç njihet Visi i Pojës dhe Aleksandër Laho ose siç njihet Rrumi i Shijakut.

Por nga ajo që shihet, në videon e siguruar ekskluzivisht nga “Piranjat”, e cila është me rezolucion të lartë, personi më i njohur, por jo i botës së krimit, por i botës së humorit, është Cekja i Beratit.

Në sfond shikohen dhe rapsodët popullorë kuksianë, duke kënduar me çifteli./piranjat.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Piranjat