Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për shkarkimin e Veliajt: U bë për të mos shkuar çështja në Kushtetuese



Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për manipulime të rënda dhe kapje të institucioneve.

“Këta shpërfytyrohen. Ata turpërojnë çdo qenie njerëzore. Edhe skllevërit do të ofendoheshin nga sjellja e këtyre që i shërbejnë Ramës,” – u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi vendimin për të shpallur zgjedhjet si një përpjekje për të shmangur Gjykatën Kushtetuese, ndërsa tha se kjo është dëshmi e qartë e asaj që ai e quajti “narko-shtet”.

“Edi Rama mendon se meqë Gjushi nuk pati efektin e duhur… thotë ‘noterizova’. Ai e çon te Arapi. Atë e ka peng. Kanë rrëmbyer së bashku pronat e shtetit shqiptar. Shpalli zgjedhjet që të mos shkojë në Kushtetuesen. Çfarë do të thotë kjo? Shkelmim i parimeve të shtetit.” – deklaroi Berisha.

Berisha u shpreh se për të kjo nuk është diçka e re, por një tjetër dëshmi e kapjes së shtetit nga një regjim që, sipas tij, vepron në funksion të krimit dhe korrupsionit.