Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 54-vjeçari nga Korça, premtonte favore në shtet


Policia e Korçës ka arrestuar një 54-vjeçar për mashtrim, pasi dyshohet se i mori 6,300 euro një shtetasi, duke i premtuar ndihmë përmes njohjeve me drejtues të institucioneve shtetërore.

Ai u denoncua nga polici nga një53-vjeçar, i cili kishte rënë pre e mashtrimit të 54-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Korçë

I mori 6300 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, se një shtetas i kishte marrë disa herë para, duke i premtuar se do ta ndihmonte me anë të njohjeve që kishte me disa drejtues të insitucioneve shtetërore, kanë kryer veprimet hetimore për rastin dhe kanë vënë në pranga shtetasin:

I. Z. 54 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas dyshohet se gjatë 4 muajve, i ka marrë 6300 euro, 53-vjeçarit, nëpërmjet mashtrimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”.