Një person ka gjetur vdekjen në rrugën Peqin-Elbasan pas një aksidenti.
Një furgon është përplasur me një makinë pastrimi duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi pastrimi i cili është identifikuar si Bedri Dedaj.
Ky i fundit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi përplasja ka qenë shumë e fortë.
