Shefi i Shtabit të ushtrisw izraelite , Gjenerallejtënant Eyal Zamir, vizitoi qytetin jugor të Gazës të mërkurën dhe u bëri thirrje banorëve të ngrihen kundër Hamasit.
“Ne po operojmë me forca të mëdha, duke goditur me forcë dhe saktësi”, tha Zamir.
“Rebelohuni dhe ndahuni nga Hamasi. Ai është përgjegjës për vuajtjet tuaja.”
Zamir vizitoi zonën së bashku me shefin e Komandës Jugore, Gjeneralmajorin Yaniv Asor, kreun e forcave xheniere Gjeneralmajorin Dado Bar Kalifa, komandantin e Divizionit të 36-të, Gjeneralbrigade Moran Omer dhe oficerë të tjerë të lartë. Ai u tha komandantëve se IDF po e përqendron ofensivën e saj në Qytetin e Gazës “për të krijuar kushte për lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit”.
“Shumica e popullsisë së Gazës është larguar tashmë”, tha Zamir, duke shtuar se ushtria po i zhvendoste civilët drejt jugut “për mbrojtjen e tyre”, shkruan Ynet.
