Vendosni fjalën kyçe....

Atleten bjelloruse e detyrojnë të lerë Lojërat Olimpike pas kritikave për ekipin kombëtar


Një atlete olimpike  bjelloruse u dërgua në aeroportin e Tokio për të fluturuar në shtëpi pasi u ankua publikisht për ekipin kombëtar.

Krystsina Tsimanouskaya do të konkurronte në garën 200 metra për femra të hënën.

Por pasi postoi një video duke u ankuar se ishte futur në një garë tjetër me një njoftim të shkurtër, ajo thotë se asaj iu tha që të bwntw valixhet gati dhe u dërgua në aeroport.

Ajo tani i ka bërë thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që të ndërhyjë.

“Ata po përpiqen të më nxjerrin jashtë vendit pa lejen time,” tha ajo në një video të postuar në kanalin Telegram të Fondacionit të Solidaritetit të Bjellorusisë (BSSF), një grup që mbështet atletët e burgosur ose të mënjanuar për pikëpamjet e tyre politike.

Unë po i kërkoj IOC të përfshihet.”

Në një deklaratë të shkurtër, IOC tha se kishte parë raporte në media për vrapuesen dhe kishte kërkuar sqarim nga Komiteti Olimpik Kombëtar i Bjellorusisë.

Sipas gazetarit të Bjellorusisë Tadeusz Giczan, fluturimi është nisur pa vrapuesen në bord. Ajo tani është me policinë në aeroportin Haneda të Tokios.