Drejtori i FBI-së, Kash Patel, raportoi se burri që qëlloi ndaj një strukture kundër emigrantëve të paligjshëm në Dallas të mërkurën në mëngjes kishte një “motiv ideologjik”. Të paktën një nga plumbat në karikator kishte të shënuar “Anti-ICE” në gëzhoja.
Drejtori Patel tha se burri qëlloi disa herë ndaj zyrës së Emigracionit dhe Doganave në Dallas të mërkurën në mëngjes.
Patel tha se qitësi vrau një person dhe plagosi disa të tjerë. Më pas ai i mori jetën vetes ndërsa agjentët iu afruan vendndodhjes së tij në çati, shkruan Breitbart.
Në një deklaratë në mediat sociale, Patel shkroi:
“Ndërsa hetimi është duke ecuar përpara, një shqyrtim fillestar i provave tregon një motiv ideologjik pas këtij sulmi. Një nga gëzhojat e pashfrytëzuara të gjetura ishte gdhendur me frazën “ANTI ICE”. Do të ketë më shumë përditësime në vijim. Këto sulme të neveritshme dhe të motivuara politikisht kundër forcave të zbatimit të ligjit nuk janë të rastësishme. Jemi vetëm disa kilometra larg Prarieland Texas, ku vetëm dy muaj më parë një individ i zuri pritë një objekti të veçantë të ICE-së duke synuar oficerët e tyre. Kjo duhet të marrë fund dhe FBI-ja dhe partnerët tanë do udhëheqin këto përpjekje hetimore për t’u siguruar që ata që synojnë zbatimin e ligjit të ndiqen penalisht dhe të sillen para drejtësisë së plotë. Fatmirësisht, asnjë personel i zbatimit të ligjit nuk u lëndua.”
