Vendosni fjalën kyçe....

“S’ndalemi në luftën kundër narkoshtetit të vetëm në Evropë të kryemafiozit Rama, s’shkoi dot në SHBA” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha përsëriti akuzat ndaj kryeministrit Rama të cilin e cilëson kreun e narkoshtetit të vetëm në Evropë.

Ai tha nga selia blu se asgjë nuk do i ndalë deputetët e opozitës nga beteja e tyre kundër narkoshtetit dhe karteleve të drogës të cilët janë shpallur organizata terroriste nga administrata Trump.

“Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre kundër narkoshtetit, kundër kreut të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Beteja jonë kundër narkoshtetit hyn në një fazë të re. Se për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri. Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë, narkoterroristët dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare.”, tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi se Rama nuk shkon dot në SHBA, njësoj si kryeministri deklaronte në parlament pak vite më parë se Berisha nuk e kalonte dot oqeanin për të shkuar në SHBA, pak para se të shpallej non grata.

“Nuk shkoi dot në Neë York. Kishte fiksuar dreka dhe darka që ta dinë shqiptarët me udhëheqës rajonalë, me kryeministra dhe presidentë rajonalë. U anuluan. A janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera unë nuk mund të them, por këto të gjitha u anuluan. Por qëndresa jonë ndaj këtij faktori shkatërrimtar, mbi qenien shqiptare, mbi ekonominë shqiptare, mbi ligjin shqiptar, mbi të drejtat e shqiptarëve është gjithnjë e më i vendosur. Tani ju keni parë se si, po gjuhen në oqeanin Paqësor, flota detare amerikane çdo ditë, çdo 2-3 ditë e fundos nga një anije të tyre. Por e rëndësishme shumë është të fundosen timonierët, kapitenët e tyre dhe këtu në Europë është Edi Rama.  Në Europë është Edi Rama. Le të thotë kush çdo lavdërim, çdo gjë. Unë e garantoj se po mbron një kryetar të një organizate kriminale. Ndaj dhe ai në parlament sillet sikur të ishte Franc Çopja, sikur të ishte Çela, Elvis Doçi apo me radhë. Asnjë dallim nuk kanë qëndrimet e tyre ndaj rregullave dhe demokracisë.” – shtoi Berisha.