Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi i Veliajt, Shabani: Nuk ka për çfarë të dëgjohet, duhej të kishte dhënë dorëheqjen për interesin publik


Pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, këshilltari i Këshillit Bashkiak, Endri Shabani, tha se vendosja në rend dite e shkarkimit të Erion Veliajt është një hap i vonuar nga PS, pasi opozita e ka kërkuar prej kohësh.

Shabani theksoi se nuk ka arsye për ta dëgjuar Veliajn në mbledhje, pasi sipas tij “është fakt publik që kryebashkiaku u arrestua më 10 shkurt” dhe se duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

Ai kërkoi që Këshilli i Ministrave të miratojë shkarkimin dhe të hapet rruga për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.

“Ligji është i qartë, pas 3 muajsh Këshilli Bashkiak i propozon Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij.

Pati një lloj debati se nuk janë përfshirë kërkesat e opozitës, unë jam përjashtuar nga mbledhja për këtë kërkesë, sot i erdhën mendtë anëtarëve të PS dhe po e votojnë.

Është më mirë vonë se kurrë. U diskutua, nuk pati dakordësi. Ata thonin lë te vijë në çdo kohë, por e pengon prokuroria.

S’ka ca të dëgjohet më se është fakt publik, Veliaj nga kjo zyrë këtu u arrestua më 10 shkurt. Nuk ka për çfarë të dëgjohet, është në kushtet kur duhej të kishte dhënë dorëheqjen për interesin publik.

Këshilli i Ministrave duhet të marrë vendim për shkarkimin dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha Shabani.