
Kryeministri Edi Rama njoftoi se Diella, ministrja virtuale e bazuar në inteligjencë artificiale, pritet të bëhet prezente edhe fizikisht, ndoshta që në pranverën e ardhshme.
Rama theksoi se teknologjia AI do të marrë përsipër shumicën e proceseve që sot kryhen nga njerëzit, duke përshpejtuar vendimmarrjen dhe duke sjellë rezultate më të shpejta, por pa zëvendësuar vendimet demokratike të qytetarëve.
Kryeministri shtoi se Diella do të ketë kapacitete për të reaguar, debatuar dhe për të sjellë informacione të reja në takime qeveritare, parlament dhe në televizion.
Ai theksoi gjithashtu se AI nuk mund të zëvendësojë hijeshinë, moralin dhe vendimet e njerëzve, dhe se njerëzit duhet të jenë gjithmonë në drejtimin e përdorimit të inteligjencës artificiale.
Besoj se shumica e proceseve të jenë të suksesshme. Besoj se në pranverën e ardhshme do ta kemi këtu, mund t’i bëni edhe pyetje vetë. Do të jetë me prezencë, njohuri, kapacitetin për të reaguar, debatuar e diskutuar dhe thënë gjëra të reja që ne nuk i dimë. Ne po e sjellim në takime qeveritare, e kemi në parlament, për momentin jo vizualisht të dukshme dhe shumë shpejt do të jetë në TV duke folur me gazetarët.
Çfarë do të ndodhë më pas. Do të ketë kapacitete të avancuara, por në fund, mundet t’i delegoni pushtet pët të ekzekutuar atë që nuk mund të delegoni është që hiqni vendimin e proceseve demokratike deri ë ditën kur njerëzit do të bëjnë referendum dhe ..për momentin pushteti për ekzekutim i AI, është i pakrahasueshëm me pushtetin ekzekutiv të njerëzve dhe do të fuqizohet gjithnjsë e më shumë. Njerëzit duhet të jenë në hapin e duhur për të udhëhequr IA.
S’ka AI që mund të konkuirrojë të keqen që është brenda njerëzve. S’ka AI që mund të konkurrojë hijeshinë e një personi.”, tha Rama.