
Në fjalimin e tij në konferencën franko-saudit në OKB, Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “Franca njeh shtetin e Palestinës.” Ai theksoi se ka ardhur koha për këtë njohje, pasi rrezikohen jetë të pafajshme civile dhe situata në rajon mund të përkeqësohet ndjeshëm, përcjell YNetNews.
Macron paralajmëroi për pasojat e mundshme si: sakrifica e më shumë civilëve, zhvendosja e banorëve të Gazës drejt Egjiptit, aneksimi i Bregut Perëndimor dhe vdekja e pengjeve që mban Hamas. Ai shtoi se këto zhvillime mund të ndryshojnë përgjithmonë situatën në rajon.
Presidenti francez shprehu shqetësim për rrezikun që marrëveshjet e Abrahamit dhe Camp David mund të rishqyrtohen nga Izraeli, duke vështirësuar paqen në Lindjen e Mesme për një periudhë të gjatë.