Vendosni fjalën kyçe....

Fotografohet me cigare brenda në zyrë të shtetit, Albana Koçiu kërkon shkarkimin e zv.ministrit të Brendshëm


Ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, ka filluar punën me masa të rrepta dhe të menjëhershme në detyrën e saj të re.

Vetëm pak ditë pas marrjes zyrtare të postit, Koçiu ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila, bën me dije Balkanweb.

Vendimi vjen pas një ankese nga një qytetar, i cili ka raportuar se Mahila është kapur duke konsumuar duhan në një ambient të mbyllur – një veprim që bie ndesh me rregullat.

Andi Mahila ka mbajtur postin e zëvendësministrit që nga dhjetori i vitit 2020.

Pas marrjes së këtij vendimi, ministrja Koçiu ka informuar edhe qytetarin që bëri denoncimin, duke e vënë në dijeni për ndërhyrjen dhe masën e ndërmarrë.