Vendosni fjalën kyçe....

Fier, 25 vite burg për shtetasin që abuzonte seksualisht me të miturën


Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka dënuar me 25 vite burg shtetasin Xh.V., i shpallur fajtor për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, të parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë së Fierit, hetimet nisën mbi procedimin penal nr. 26, datë 13.01.2023, ku u shqyrtuan akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjatë procesit u provua se i pandehuri kishte ftuar në banesë një të mitur, duke përfituar nga gjendja e saj e vështirë ekonomike dhe situata vulnerabël, e më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Xh.V. u arrestua në flagrancë më 12 janar 2023, ndërsa pas përfundimit të hetimeve, çështja iu referua gjykatës vetëm për akuzën e abuzimit seksual me të mitur. Për veprat e tjera penale procedimi është ndarë.

Prokuroria e Fierit thekson se është e angazhuar në hetimin e shpejtë dhe ndëshkimin e çdo akti që cënon mirëqenien dhe zhvillimin normal të të miturve.